Deputeti i PDK-së, Bekë Berisha ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka lëshuar barjakun, pasi nuk i ka mbajtur fjalët që i ka thënë në fushata zgjedhore, raporton InLajmi.
Berisha ia rikujtoi Kurtit se më herët kishte thënë se paga minimale do të jetë 350 euro.
Sipas Berishës, kjo qeveri i ka mashtruar qytetarët dhe ky projekligj për pagën minimale po e shpërfaqë mashtrimin e tyre elektoral.
Premtimi kryesor dhe bajraku që e kishit në fushata zgjedhore ishte rritja e pagës minimale prej 350 eurosh. Sot edhe po ta propozoni pagën minimale 500 euro që është e pamjaftueshme. E leshuat këtë bajrak dhe i mashtruat prape qytetarët. Ky projektligj që e keni sjell sot po e shpërfaqë mashtrimin tuja elektoral dhe faktin që nuk e keni ruajte kriterin, respektimi i kategorive të caktuara të shoqërisë. Theksin e keni fut prape të veteranët. Keni përjashtuar kategoritë qe lëngojnë nga sëmundjet kronike që u’a vështirësojnë jetën”.
Tutje deputeti thotë se nga ky ligj po diskriminohen veteranët e luftës, të cilët sipas tij janë kategori morale, e jo partiake e as për fushata elektorale.
“Nëse keni komplekse nga këto se s’keni qenë në kohën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri nuk është e ndershme t’i luftoni këto vlera. Sot kategoria më e diskriminuar në shoqërinë tonë janë veteranët. Ju më cicëroni këtu se e kanë bërë në të kaluarën. Keni ardh me premtimin për ndryshim urdhëroni bënë ndryshimin. Këto janë kategori morale, e jo partiake e as fushata elektorale. Zbatoni ligjin, vërtetoni se është nder”, ka thënë Berisha. /InLajmi/