Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova ka thënë se më shumë se 200,000 fëmijë janë në mesin e 1.2 milionë ukrainasve të dëbuar nga vendi kundër vullnetit të tyre që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton InLajmi.
Lyudmyla Denisova ka akuzuar Moskën se donte t’i bënte fëmijët ukrainas, qytetarë rusë.
“Kur na nxirrnin jashtë vendit, ata shkatërruan identitetin kombëtar, ata u mësojnë fëmijëve tanë rusisht, historinë që Putini u ka treguar të gjithëve” tha ajo.
Denisova nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj, shkruan BBC.
Moska ka mohuar se gjatë kësaj lufte qëllimi i saj ka qenë asimilimi i fëmijëve dhe ka thënë se ofron ndihmë humanitare për refugjatët që duan të largohen nga vendi./InLajmi/

















