13 maji është dita e 133-të në Kalendarin Gregorian, e këtë vit shënon në ditën e shtunë.
Më poshtë do të lexoni disa ngjarje nga e kaluara të cilat bënë histori dhe që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
1373 – Julian i Norwich ka pasur vizione të cilat më vonë janë transkriptuar si argumente në saje të Dashurisë Hyjnore .
1515 – Mbretëresha e Francës Mary Tudor dhe Charles Brandon, janë të martuar zyrtarisht në Greenwich .
1846 – Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Meksikës.
1880 – Në Menlo Park, New Jersey, Thomas Edison kreu testin e parë në hekurudhën elektrike .
1917 – Në Portugali, tre fëmijë raportuan shfaqjen e parë të Zonjës Fatima në Fatima.
1948 – Lufta arabo-izraelite.
1950 – Raundi i parë i Formula 1 në World Championship që është mbajtur në Silverstone .
1958 – Ben Carlin u bë njeriu i parë që lundroi botën me një automjet amfibe. Ka udhëtuar mbi 17.000 kilometra
1967 – Zakir Husain bëhet Presidenti i tretë i Indisë. Kështu duke shënuar histori si Presidenti i parë mysliman. Ka mbajtur këtë pozitë deri më 24 gusht, 1969.
1980 – Një tornado F3 ka goditur Michiganin. Presidenti Jimmy Carter e ka deklaruar më pas si zonë fatkeqësie.
1989 – Grupe të mëdha të studentëve në sheshin Tiananmen mbajtën grevë urie.
1995 – Alison Hargreaves , një nënë 33-vjeçare nga Britania, u bë gruaja e parë që shkoi në Everest pa oksigjen dhe pa ndihmë.
1996 – Stuhi dhe tornado në Bangladesh ku vdiqën 600 njerëz.
1998 – India ka kryer dy teste bërthamore në Pokhran .
2011 – Dy bomba shpërthyen në Pakistan ku mbetën të vdekur 98 persona dhe 140 tjerë të lënduar.
2014 – Ndodhi një shpërthim në një minierë nëntokësore në jug-perëndim të Turqisë ku vdiqën 301 minatorë.
2016- Kosova u pranua në FIFA si anëtarja e 210-të me 141 vota pro dhe 23 kundër.