Në mëngjesin e sotëm, policia sllovene ka marrë njoftimin se ka ndodhur një shpërthim dhe zjarr në zonën e fabrikës kimike të Melaminës, përcjell InLajmi.
Zjarrfiksët slloven i’u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda dhe të mos lëvizin jashtë.
“I bëjmë thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda dhe të mos lëvizin jashtë për kohëzgjatjen e ndërhyrjes. Janë aktivizuar zjarrfikësit, njësitë mjekësore, njësia ELME, aktivizohet edhe ndihma me helikopterë”,shkruajnë zjarrfiksët slloven.
Gjithashtu zjarrfiksët slloven kanë kërkuar informacion mbi radioaktivitetin e mundshëm./InLajmi/