Rrugët e qeta në vendkalimin kufitar Rusi-Finlandë po tregojnë historinë e ndryshimit të jetës në rajonin kufitar, në kohë normale, turistët rusë do të ishin në Finlandë, për të shijuar ardhjen e pranverës, por rusët dhe finlandezët kanë ndaluar kryesisht kalimin e kufirit, transmeton InLajmi.
Finlanda është gati të bashkohet me NATO-n, kjo tregon një ndryshim strategjik, por Finlanda ka qenë gjithmonë realiste për jetën pranë fqinjit të saj të fuqishëm, ndonjëherë edhe kërcënues.
Kjo vjen nga historitë familjare të transmetuara për luftën e dimrit në 1939-1940, në të cilën Bashkimi Sovjetik pushtoi dhe përfundimisht mori rreth 10% të territorit finlandez.
Finlanda së shpejti do të bëhet territor i NATO-s, duke dyfishuar gjatësinë e kufirit NATO-Rusi, kjo do të thotë se aleanca do të jetë vetëm 2 deri në 3 orë me makinë, deri në Shën Petersburg, qytetin e lindjes së Vladimir Putin, shkruan BBC.
Putini ka kërkuar prej vitesh të parandalojë zgjerimin e NATO-s, por është pikërisht kjo që po e sjellë ai vetë me luftën kundër Ukrainës./InLajmi/