Kryetari i Aleancë s Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shprehur mjaftë i lumturë që, Kosova sot ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, kreu i AKR-së, ka thënë se është një kërkesë legjtime e cila më në fund i hap dyert edhe qytetarëve të Kosovës.
Gjithashtu, ka shtuar se Serbia nuk ka pse të jetë kundër kësaj, pasi që anëtarësimi i Kosovës nuk e dëmton asnjë shtet.
Postimi i plotë nga Behgjet Pacolli:
Jam i lumtur që Kosova sot aplikoj për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një kërkesë legjtime e cila më në fund i hap dyert edhe qytetarëve të Kosovës qasje juridike në instanca evropiane për të drejtat e njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Serbia nuk ka pse të jetë kundër kësaj, pasi që anëtarësimi i Kosovës nuk e dëmton asnjë shtet, e as Serbinë në këtë rast. Nuk shoh asnjë arsye pse dikush do të kundërshtonte këtë iniciativë. Urime!/InLajmi