Në rrjetet sociale kineze u publikuan pamje të aeroplanit në flakë dhe të pasagjerëve që largoheshin me vrap. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende dhe është duke u hetuar. Avioni Airbus 319 ishte pjesë e Tibet Airlines prej më shumë se 9 vitesh, transmeton A2 CNN.
Incidenti ndodhi rreth 2 muaj pasi një avion i Chine Eastern Airlines u përplas në malet e rajonit jugor kinez Guangxi, ku si pasojë humbën jetën të 132 personat në bord.






















