Pep Guardiola ka komentuar edhe një herë transferimin e Erling Haaland.
Manchester City gjatë kësaj jave konfirmoi marrëveshjen me Erling Haaland, dhe deri më tani kjo është lëvizja më e madhe para sezonit të ardhshëm.
Për këtë transferim, Guardiola thotë se është shumë i mirë për të ardhmen e skuadrës.
“Është vendim i klubit. Nënshkrim i mirë për të ardhmen”,ka thënë Guardiola,
“Ai do të jetë për disa vite dhe jam i sigurt që do të përshtatet perfekt me mënyrën e lojës sonë, por për sezonin tjetër. Besoj se do ta ndihmojmë që të përshtatet sa më mirë”,shtoi ai. Transmeton lajmi.net.
Manchester City i pagoi një shumë prej 51 milionë funteve për kartonin e Haaland.