4 shtëpi të pabanuara, të cilat përdoreshin për ushqim të bagëtive, janë kapluar nga zjarri dje në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku konfirmoi se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është shuar.
Është raportuar për një zjarri i cili kishte përfshirë katër (4) shtëpi të pabanuara të cilat ishin përdorur për ushqim të bagëtive. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti mbete nën hetime./InLajmi/