Dëshmitarja Teuta Hadri, ka vazhduar dëshminë e saj edhe ditën e enjte në Gjykatën Speciale, ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Sali Mustafa, raporton InLajmi.
“Komandati Sejdiut, i tregova peripecitë që kalova deri në momentin që shkova në Zllash për ti ndihmuar, nuk u çudita që e pash si komandat Sejdinë edhe pse ishe me profesion laborant ai ka luftuar gjithmonë për të drejtat e shqiptarëve” tha ajo.
Ish-deputetja ka theksuar se atë dhe shumë civilë të tjerë i kanë shpëtuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Neve na kanë shpëtuar këta ushtarë trima, sepse kishim 8 të plagosur pas ofensivës dhe Zllashi ishte djegur, kur u kthyem në Zllash kishin mbetur vetëm disa drunjë, ushtarë tonë kanë qenë shumë strateg, në Keqekollë kemi hyr natën dhe aty kanë qenë të pranishme forcat serbe. shtoi ajo.
Hadri ka përfunduar dëshminë e saj në seancës gjyqësore të së enjtes dhe falënderuar gjykatësit për durimin./InLajmi/