Deputetja finlandeze, Elina Valtonen ka thënë se shteti finlandez ndjenjë kërcënim nga Rusia pas shqyrtimi të kërkesës për anëtarësim në NATO, transmeton InLajmi.
“Ne ndiejmë një kërcënim nga Rusia, nuk mendoj se ky kërcënim është zhdukur plotësisht, Finlanda kurrë nuk ndërmori hapin për të zvogëluar forcat e saj të mbrojtjes, ne e kemi marrë gjithmonë sigurinë shumë seriozisht. Ne jemi shumë të fokusuar në mbrojtjen tonë, por sigurisht se ne do të donim ta bënim këtë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë të ngushtë, në të ardhmen”, tha ajo.
Deputetja finlandeze ka shtuar se Finlanda ndan të njëjtat vlera si një vend perëndimor që është dhe ka qenë në një demokraci të qëndrueshme për 100 vjet, anëtarësimi në NATO sipas saj është një hap që duhet të ndërmerret.
“Ne ndajmë të njëjtat vlera, ne jemi një vend perëndimor, Finlanda ka qenë një demokraci e qëndrueshme për më shumë se 100 vjet dhe është thjesht një hap i natyrshëm që duhet ndërmarrë.” shtoi ajo, shkruan BBC.
Për zotimin e dhënë nga Boris Johnson për ndihmë ushtarake në rast të sulmeve në Finlandë, ajo thotë, deputetja ka thënë se edhe Finlanda është gjithashtu aty për të ndihmuar Britaninë e Madhe nëse ka dikush që kërcënon sigurinë e saj./InLajmi/