Ish-Ambasadorja e Kosovës në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka thënë se me fillim e procedurave për anëtarësim në Këshillin Evropës dhe përjashtimin e Rusisë nga ky institucion është një mundësi e artë për Kosovën, përcjell InLajmi.
Çitaku ka shtuar se votat dhe kriteret e kërkuara për tu antarsuar në këtë institucion Kosova i ka plotësuar më herët.
Gjithashtu anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka shtuar se subjekti politik të cilit i takon, do të mbështes Qeverinë e Kosovës në këtë proces.
Postimi i plotë, i saj:
Kosova sot ka filluar procedurat e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Me përjashtimin e Rusisë nga ky institucion, është krijuar një mundësi e artë.
Votat e nevojshme dhe kriteret e kërkuara Kosova i ka plotësuar moti.
Ne si PDK do ta japim mbështetjen e plotë në këtë proces. /InLajmi/