Lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse Ukraina do të kishte qenë anëtare e aleancës së NATO-s, tha presidenti Volodymyr Zelensky, transmeton InLajmi.
“Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës, nuk do të kishte pasur luftë”, u tha ai studentëve në Institutin e Studimeve Politike në Paris.
Zelensky tha gjithashtu se vendi i tij ishte “gati” për të zhvilluar negociata për sa kohë që nuk është shumë vonë, shkruan BBC.
Rusia ka pasur një kundërshtim ndaj zgjerimit të NATO-s dhe anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, dhe e ka akuzuar NATO-n për nisjen e një ngritjeje aktive ushtarake në territoret ngjitur me Rusinë. /InLajm