Lufta në Ukrainë i ka bërë që problemet e Sirisë të bëhen edhe më keq se më parë, tha komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, transmeton InLajmi.
Filippo Grandi tha se situata humanitare brenda Sirisë ishte bërë “mjaft katastrofike”.
Pasiguria ushqimore e shkaktuar nga kriza e Ukrainës ka pasur një “ndikim të tmerrshëm” mbi Sirinë dhe fqinjët e saj, shtoi ai.
Bllokada e Rusisë përgjatë bregut të Detit të Zi ka bërë që miliona tonë drithë të mos dërgohen jashtë shtetit. Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të grurit.
Grandi pranoi gjithashtu se mund të ketë një standard të dyfishtë në punë në trajtimin e refugjatëve në Evropë, shkruan BBC.
Ai tha se ishte “e papranueshme, raciste dhe diskriminuese” që ukrainasit shiheshin ndonjëherë si refugjatë “të vërtetë”, ndërsa të tjerët përfshirë ata nga Lindja e Mesme – jo. /InLajmi/