SBASHK-u ka njoftuar mediat se të enjten me 12 maj 2022, se Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist, do të përcjellin nga afër rrjedhën e grevës një orëshe, përcjell InLajmi.
Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se do të bëhen bashkë në disa institucione arsimore të Prishtinës, për tu ndalur në orën 8:15 në shkollën fillore “Asim Vokshi”.
Ky veprim do bëhet me qëllim të bashkëbisedës me pjesëmarrësit në këtë grevë.
SBASHK-u iu ka drejtuar mediave duke u thënë se janë të mirëseardhura që bashkë me ta të kalojnë disa çaste me grevistët në këtë shkollë./InLajmi/