Spitali në qytetin e vogël ukrainas të Bakhmut po trajton të plagosurit dhe të traumatizuarit nga vija e parë e luftës që po ndodh atje.
I gjithë mjekimi i pacientëve po bëhet teksa bombardimet ruse janë duke vazhduar,
“Nuk kam parë kaq shumë tragjedi njerëzore më parë. Vuajtje absolutisht të panevojshme,”tha Elena Bulakhtina, një mjeke kanadeze me origjinë ruse, e cila iu bashkua Spitalit të Parë Vullnetar të Lëvizshëm Pirogov.
Detyra kryesore e spitalit tani është të“stabilizojë” të plagosurit nga zona e betejës rreth qytetit të Popasna në rajonin e Luhansk, në mënyrë që ata të mund të transferohen në spitale më të mëdha në Ukrainën perëndimore, më larg nga beteja kryesore.
Shkalla e madhe e vijës së frontit që shtrihet për qindra kilometra i ka shtrirë burimet e Ukrainës deri në kufi. shkruan Reuters.
“Ne kemi ardhur nga ferri,”tha Igor, një ushtar me pamje të rraskapitur, i mbuluar me baltë, i cili iu bashkua luftimeve disa ditë pasi pushtimi filloi në shkurt. Ai është në mesin e një grupi ushtarësh të diagnostikuar me goditje me predha, ose çrregullim stresi post-traumatik, që presin në spital për t’u evakuuar. transmeton Klankosova.tv.
“Ata na sulmuan me gjithçka – artileri, aeroplanë – kishte granatime kudo, ditë e natë,”tha ai. “Ne ishim në betejë për gati gjashtë ditë. Popasna është shkatërruar plotësisht.”