Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, luftimet ruse në Ukrainë po vazhdojnë edhe në “Ishullin e gjarpërinjve”, transmeton InLajmi.
“Luftimet po vazhdojnë në ishullin Zmiinyi të Ukrainës, i njohur gjithashtu si “Ishulli i Gjarpërinjve”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës.
Ishulli ka një rëndësi strategjike sepse ofron akses në qytetet kryesore portuale të Ukrainës, përkatësisht Odesa, shkruan BBC.
Në fillim të luftës, 13 ushtarë ukrainas mendohej se ishin vrarë nga trupat ruse në këtë ishull, pasi u dëgjuan duke i thënë një luftanijeje ruse “shkoni në ferr”, megjithëse Ukraina më vonë konfirmoi se ata ishin gjallë./InLajmi/