Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rritjen rekorde të çmimeve, përcjell InLajmi.
Sipas LDK-ës, kjo rritje e çmimeve për çdo muaj po vazhdon të bëhet më e papërballueshme për qytetarin.
Në një analizë të bërë mes muajit prill 2021 dhe 2022 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se inflacioni ka arritur në nivele alarmante prej 11.2%, e cila është shifra më e lartë deri tani.
Nga LDK-ja tregojnë se i kanë ofruar Qeverisë së Kosovës propozime konkrete në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj krize, si: pako fiskale dhe ekonomike, heqjen e TVSH-së për produktet bazike si dhe reduktimin e akcizës dhe TVSH-së në naftë, mirëpo sipas tyre qeveria ka zgjedhur injorimin e krizës.
Postimi i plotë i tyre:

Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim të thellë po e përcjell rritjen rekorde të çmimeve, e cila për çdo muaj po vazhdon të bëhet më e papërballueshme për qytetarin. Inflacioni në muajin prill ka arritur në nivele alarmante prej 11.2%, më e larta deri më tani.
LDK, përveçse ka ngritur shqetësimet e saj në lidhje me krizën e papërballueshmërisë së çmimeve, ka ofruar edhe propozime konkrete në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj krize, si: pako fiskale dhe ekonomike, heqjen e TVSH-së për produktet bazike si dhe reduktimin e akcizës dhe TVSH-së në naftë. Përballë propozimeve tona, pushteti popullist ka zgjedhur injorimin e krizës, duke e bërë kështu Kosovën vendin e vetëm pa masë konkrete në zbutjen e papërballueshmërisë së qytetarëve tanë.
Paaftësia kushton. Çmimi i paaftësisë së popullistëve është ky inflacion rekord. /InLajmi/