Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përfundim të vizitës së tij 2 ditore në shtetin e Kalifornisë, është pritur nga profesionistë të suksesshëm të mërgatës sonë, të cilët bashkëpunojnë me kompani me renome botërore siç janë Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix, përcjell InLajmi.
Kurti gjatë një bashkëbisedimi me profesionistët në kuadër të iniciativës së Qeverisë, Dialogu me Mërgatën, falënderoi mërgatën për rolin e jashtëzakonshëm të tyre në të gjitha etapat dhe theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të mërgimtarëve për progresin e Kosovës.
Përveç Kryeministrit, mërgimtarët shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe në diskutim e sipër u thellua shqyrtimi i formave të inkuadrimit të mërgatës në zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe të kombit mbarë.
I pari i Qeverisë e përmbylli takimin duke i falënderuar pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-ve./InLajmi/