Boris Johnson pyetet se përse Mbretëria e Bashkuar po i dërgon mbështetje bujare Ukrainës, por nuk po i mbështet njerëzit që kanë probleme me koston e jetesës në vendin e tij, transmeton InLajmi.
Ai thotë se qëllimi i tij është “të parandalojë katastrofën e mëtejshme”, duke përfshirë pasojat ekonomike.
Ai paralajmëron se nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk ndalohet, pushtimi i Ukrainës nuk do të ishte fundi i “ambicieve të tij neo-imperialiste, revanshiste”, shkruan BBC.
Johnson thotë se është shumë e rëndësishme që jemi bashkë, të fortë tani për të penguar agresionin e mëtejshëm rus. /InLajmi/