Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe homologia e tij suedeze kanë thënë se marrëdhëniet me Vladimir Putin nuk mund të normalizohen kurrë pas pushtimit rus të Ukrainës, transmeton InLajmi.
Johnson u takua më herët me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson për të nënshkruar një angazhim të ri të sigurisë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Suedisë, shkruan BBC.
Zëdhënësi i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar tha se liderët ranë dakord se pasgoditjet nga pushtimi i Putinit kishin ndryshuar rrënjësisht arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare./InLajmi/