Ish-Kryeministri finlandez, Alexander Stubb ka thënë se presidenti finlandez do të shpallë synimin e Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s, transmeton InLajmi.
Atubb ka thënë se ka mbështetje dërrmuese në Finlandë për t’u bashkuar me aleancën.
“I vetmi person që mund të falënderojmë është Putini, ai është arsyeja që ne po bashkohemi,” thotë ai.
Ai thotë se Finlanda nuk është aspak e shqetësuar për kërcënimin ushtarako-teknikë të Rusisë, nëse bëhet anëtare e aleancës.
“Ata kanë qenë gjithmonë të tillë, kur Islanda, Danimarka dhe Norvegjia u bashkuan në vitin 1949, retorika ishte e ngjashme” shtoi ai.
Sipas ish-kryeministrit finlandez, Finlanda dhe Suedia kanë disa nga ushtritë më të mëdha në Evropë dhe se udhëheqësit e tyre kanë mbledhur garanci sigurie nga SHBA-të Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca./InLajmi/

















