Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por priten edhe vranësira të pakta lokale. Ende ka disa gjasa për zhvillime të disa vranësirave pasdite ose në mbrëmje që mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër, të izoluar shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite në disa vise të Shqipërisë priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të enjtën dhe të premtën na pret mot kryesisht me diell, i nxehtë dhe stabil me rritje të temperaturave ditore. Të premtën pasdite priten zhvillime të izoluara të vranësirave vertikale që mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, shkruan Meteo Ballkan.
Të shtunën pritet të kemi destabilizim të fuqishëm të motit për shkak të ardhjes së një fronti të ftohtë ajror i cili në kontakt me nxehtësinë e mbetur në territoret tona mund të krijojë zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta.