Dëshmitarja Teuta Hadri, në rastin e ish-ushtarit UÇK-së, Sali Mustafa ka thënë se në zonën e Zllashit, nuk ka pasur ndonjë ndërtesë në të cilën ka pasur roje, ku janë ndaluar civilë apo ushtarët, raporton InLajmi.
“Në shtëpinë ku gjendej shtabi në Zllash, kemi bërë qepjen e plagëve të Sokol Sopit, Agim Vitisë, Avni Gashit” tha ajo.
“Unë në atë kohë nuk njohsha komandantët e tjerë përveç, komandant Sejdës, zakonisht komandantët e tjerë ishin të quajtur me pseudonime, nuk ka pasur ndonjë ndërtesë në Zllash që ka qenë me roje, nuk ka pas ndonjë ndërtesës që janë ndaluar ushtarë apo civilë” tha ajo
Hadri ka thënë se në rrethin e shtëpive të Zllashit nuk ka pasur ndonjë ndërtesë që ka qenë e ndaluar hyrja./InLajmi/