Ka filluar seanca e radhës e Gjykatës Speciale kundër ish-ushtarit të UCK-së, Sali Mustafa, në këtë seancë ka dëshmuar Teuta Hadri, dëshmitare e mbrojtjes, raporton InLajmi.
“Me datën 1 prill 1999, më nxorën nga shtëpia, forcat policore, e kam mbajtur në mend këtë datë sepse mbeta pa asgjë në qiell të hapur, pasi më dëbuan nga shtëpia kam ikur jam shkuar në shtëpi të një profesori Sami Peja për tu strehuar, në atë shtëpi kam ndejnë 2 deri 3 ditë sepse profesori Peja pësoi infarkt dhe vdiq, pas vdekjes së tij unë paraqita kërkesën një personi firmash të më qojnë në zonë lufte, Zllash” tha ajo.
Hadri ka shtuar se personi që i ndihmoi që të takonte UCK-në ishte banor i Keqekollës.
“Personi më dërgoi në Keqekollë dhe arsyeja që më dërgoi mua në atë pikë ku gjendeshin ushtarët e UCK-së ishte se ishte banorë i atij fshati që gjendet në komunë të Prishtinës, nuk kam ndenjur në Keqekollë kam vazhduar në “zonën e Skifterajt dhe pastaj ushtarët më dërguan në Zllash” tha ajo.
Dëshmitarja ka theksuar se vullneti i saj i mirë ishte arsyeja që e qoj në Zllash./InLajmi/