Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson po viziton Suedinë dhe Finlandën për të diskutuar për luftën në Ukrainë, në një kohë kur të 2 vendet po shqyrtojnë nëse do t’i bashkohen aleancës ushtarake të NATO-së, transmeton InLajmi.
Finlanda miratoi neutralitetin pasi forcat e saj u mundën nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe nëse Suedia vendos të bashkohet me NATO-në, kjo do t’i jepte fund më shumë se 200 viteve të neutralitetit.
Presidenti rus Vladimir Putin, ka përdorur shpesh perspektivën e zgjerimit të NATO-së në Ukrainë për të justifikuar pushtimin e tij, pra anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në aleancë do të perceptohej si një provokim për Rusinë, shkruan BBC.
Që nga fillimi i luftës së Rusisë dhe Ukrainës, interesimi i të 2 vendeve për anëtarësimin në NATO është rritur./InLajmi/