Rexhep Selimi në paraqitjen e tij të radhës në Gjykatën Speciale, ka thënë se nuk ka të bëjë me krimet dhe akuzat që përfshinë akuza e re e dhomave të specializuar, raporton InLjami.
“Po e kam marr aktakuzën dhe e kam lexuar në tërësi, unë natyrisht që i kam lexuar dhe i kam kuptuar pohojë edhe një herë që nuk kam të bëjë me krimet as me akuzat e pretenduara në këtë aktakuzë” tha ai.
Selimi gjithashtu ka thënë se aktakuzën e ka lexuar dhe e ka kuptuar, por deklarohet se është i pafajshëm kundrejt saj./InLajmi/