Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Ronela Hajati sonte ka përformuar në gjysmëfinalen e madhe të mbajtur në Turino të Italisë, shkruan InLajmi.
Këngëtarja shqiptare ia doli të elektrizojë skenën e Eurovisionit me këngën “Sekret”.
Ajo mori shumë duartrokitje nga publiku, të gjithë brohorisnin për Ronelën, duke qenë se ia doli të sjellë një atmosferë të papritur në këtë skenë.
Gjithashtu përveç interpretimit tejet të mirë, Ronela edhe vallëzimin arriti ta koordinojë aq mirë me balerinët.
Ndryshe, Ronela ka arritur të komentohet qysh para fillimit të këtij formati, qoftë për këngën, kereografinë si dhe për veshjet që solli gjatë daljeve në tapetin e kuq të Eurovisionit. /InLajmi/