Këshilli Grevist i punëtorëve të KEDS dhe KESCO kanë njoftuar se nga data 11 maj do të fillojnë grevën me kërkesën e vetme që e kanë, për rritjen e pagave për 100 euro.
Greva siç ka njoftuar Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova, kjo grevë do të zgjasë për 3 ditë rresht. Më 11 maj do të jetë grevë një orëshe, më 12 maj do të jetë 2 orëshe dhe ditën e tretë do të jetë grevë 3 orëshe, shkruan Ekonomia Online.
Njoftimi i plotë:
Nesër, 11 maj 2022, punëtorët e KEDS/Kesco fillojnë grevën me kërkesën e vetme: NGRITJEN E PAGAVE NË VLERË 100 EURO.
Greva do të zhvillohet për 3 ditë me rradhë:
11 maj, 08:30-09:30
12 maj, 08:30-10:30
13 maj, 08:30-11:30.
Ftojmë të gjitha mjete e informimit që ta ndjekin nga afër grevën dhe për çështje komunikimi të kenë linjë të drejtëpërdrejtë kontakti kryetarin e FSPE-së, Ahmet Hyseni 049 793 936.