Polcia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar në Gjilan ka arritur të falsifikojë një dokument zyrtar përkatësisht, listën e vijueshmërisë së punëtorëve në komunë, përcjell InLajmi.
I dyshuari ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Personi në fjalë, me veprimet e tij dyshohet se ka përfituar shumën prej rreth 2.000 euro dhe në anën tjetër ka dëmtuar buxhetin e komunës.
I dyshuari është intervistuar me datën 10 maj në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj për luftimin e krimit dhe korrupsionit po vazhdon të marr masa ligjore ndaj të gjithë atyre personave që e shkelin ligjin, pa dallim të rolit dhe funksionit që ushtrojnë./InLajmi/