OKB ka raportuar, shkelje e të drejtave të njeriut në Ukrainë që mund të përbëjnë krime lufte këto përfshijnë vrasje, dhunë seksuale dhe zhdukje të civilëve, transmeton InLajmi.
Kryetarja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Matilda Bogner thotë se ka marrë raporte për përdhunim, lakuriqësi të detyruar dhe kërcënime për dhunë seksuale pasi vizitoi 14 qytete në rajonet e Kievit dhe Chernihiv.
“Gratë dhe vajzat janë viktimat më të përmendura”, tha ajo.
Që nga pushtimi në shkurt, OKB thotë se ka dokumentuar 204 raste të zhdukjes me forcë.
“Rusia dhe Ukraina duhet t’i hetojnë menjëherë dhe në mënyrë efektive këto akuza dhe të udhëzojnë forcat e tyre të ndalojnë shkeljet e mëtejshme” shtoi Bogner, shkruan BBC.
Misioni monitorues i OKB-së, në Ukrainë ka dokumentuar shkelje të ligjit humanitar dhe ligjit të të drejtave të njeriut që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt./InLajmi/