Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 14:00 në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona kanë marr plagë nga arma e zjarrit, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënsi për rajonin e Ferizajit Kanun Veseli, ku e konfirmoi edhe vdekjen e njërit nga 2 të plagosurit.
I plagosuri tjetër është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Policia dhe njesitet tjera relevante gjinden në vendin e ngjarjës.
Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes e konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ne vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli. /InLajmi/