Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim në qendrën botërorë të teknologjisë, në Silicon Valley të Califoria-së, ku ka nisur misionin për ta vendosur Kosovën në hartën botërore të investimeve në sektorin e teknologjisë, përcjell InLajmi.
Kurti ka zhvilluar takime me drejtues të disa kompanive më kryesore të fushës së teknologjisë, që të krijojë investime të reja në këtë sektor.
Sipas Kurtit pas këtij takimi, ai është pritur nga drejtuesit e 2 firmave të investimit, Sumeru Equity Partners dhe Andreessen Horoëitz, dhe gjatë këtyre vizitave i ka informuar për disa nga arsyet se pse duhet të investohet në Kosovë, si pozita e favorshme gjeografike për të ofruar shërbime për mbi 70 milionë konsumatorë në Evropën Juglindore, fuqia punëtore profesionale.
Postimi i plotë, i tij:
Në Silicon Valley të Kalifornisë, qendrën e famshme botërore të teknologjisë së informacionit, kemi nisur misionin tonë për të vendosur Republikën e Kosovës në hartën botërore të investimeve në sektorin e TI-së. Aktualisht, 10% të kompanive në sektorin e TI-së janë në pronësi të huaj e 21% në pronësi të përzier ndërkombëtare me vendore në Kosovë. Shtimi i investimeve në këtë sektor, sidomos nga ana e kompanive amerikane, do të krijojë vende të reja të punës, të cilat janë edhe cilësore, edhe të qëndrueshme për qytetarët tanë.
Kemi zhvilluar takime me drejtues të disa prej kompanive më kryesore të kësaj fushe, duke i informuar ata për potencialin e lartë për rritjen e sektorit të TI-së në Kosovë.
Takimin tonë të parë e kemi zhvilluar me kompaninë e cila misionin kryesor e ka krijimin e rrjeteve njerëzore e profesionale me qëllim të punësimit: LinkedIn. Në zyrën qendrore të Linkedin, kemi biseduar për mundësitë që ofron Republika e Kosovës, me pozitën gjeografike, stabilitetin institucional, inovacionin lokal, shpirtin ndërmarrës dhe fuqinë punëtore të re dhe të talentuar. I kam njoftuar drejtuesit e LinkedIn për cilësitë atraktive të punëtorëve të rinj në Kosovë: 2 mijë studentë diplomojnë në sektorin e TI-së në Kosovë e Qeveria ndihmon në trajnimin edhe të 4 mijë të tjerëve. Rinia përgjithësisht flet anglisht, kurse diaspora është e madhe dhe kontribuon shumë për ekonominë e vendit.
Pas takimit me LinkedIn, kemi vazhduar me një vizitë te kompania VMËare, një lidere në fushën e “cloud computing” dhe “virtualization technology”, që tashmë përdoret gjerësisht në Kosovë. Aktualisht, VMËare ka 35 mijë të punësuar, prej të cilëve 25 mijë janë në vende të huaja. I njoftova përfaqësuesit e kësaj kompanie për veprimet konkrete që Qeveria jonë ka ndërmarrë për ta bërë Kosovën kontraktuese të ardhshme të shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe të BPO hub të Evropës Juglindore.
Pas këtij takimi, jemi pritur nga drejtuesit e dy firmave të investimit, Sumeru Equity Partners dhe Andreessen Horoëitz. Gjatë këtyre vizitave i informova për disa nga arsyet se pse duhet të investohet në Kosovë: pozita e favorshme gjeografike për të ofruar shërbime për mbi 70 milionë konsumatorë në Evropën Juglindore, fuqia punëtore profesionale, shpenzimet e ulëta operacionale për kompanitë e TI-së, themelimi i Gjykatës Komerciale, mbështetja e ofruar nga Qeveria në zhvillimin dhe rritjen e industrisë së TI-së nëpërmjet agjendës gjithëpërfshirëse digjitale etj.
Së fundmi, jemi pritur në takim nga drejtuesit e Qendrës Miller për Ndërmarrësi Sociale (Miller Center for Social Entrepreneurship). Gjatë takimit i njoftova ata me të arriturat gjatë një viti qeverisje dhe kushtet e përmirësuara për investime dhe biznese të huaja, si dhe kemi eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet Qendrës Miller dhe Republikës së Kosovës.
Këto takime janë vetëm fillimi i përpjekjeve tona gjatë vizitës në ShBA për ta bërë Kosovën një ndër qendrat e investimeve të TI-së në Ballkan, si dhe në gjithë Evropën./InLajmi/