Jakup Krasniqi në paraqitjen e radhës në Gjykatën Speciale, ka folur rreth padrejtësive të pa baza që po iu bëhet me këtë gjykim të dhomave të specializuara, raporton InLajmi.
“Mbase jam gabim por kurrë nuk kisha besuar sikur mos të isha në gjendjen që jam sot, se jurist që punojnë me një sistem të drejtësisë standarde, guxojnë të ngrenë një akuzë që mbështetet vetëm në bazën e gënjeshtrave të Serbisë, e cila dënon jetën dhe lirinë e individit, madje e goditet tepër rëndë, ja godet në palcë të kurrizit, të drejtën e një populli për liri” tha ai.
Krasniqi ka shtuar se nuk e kishte besua kurrë që një sistem i tillë i drejtësisë të ndërtonte akuza mbi gënjeshtrat e Serbisë./InLajmi/