Këshilli i qytetit të Mariupolit, një nga qytetet më të sulmuara të Ukrainës, ka mbledhur mbi 800 raporte për krime lufte nga banorët që kanë arritur të largohen nga qyteti i rrethuar, transmeton InLajmi.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko tha se të gjitha informacionet në lidhje me krimet e supozuara të luftës i janë përcjellë zyrës së prokurorit të rajonit.
Kryebashkiaku tha se banorët dhanë dëshmi për sulmet kryesore në qytet, duke përfshirë repartin e maternitetit të Mariupolit të shkatërruar nga avioni armik dhe Teatrin e Dramës, ku vdiqën shumë gra dhe fëmijë, dhe spitalin 1, ku banorët e Mariupolit me lëndime të rënda djegur të gjallë”.
Të gjitha provat do të jenë pjesë e një procedimi më të gjerë penal për gjenocidin e banorëve të Mariupolit, tha ai, shkruan BBC.
“Ka shumë shembuj të krimeve të luftës të ushtrisë pushtuese ruse të udhëhequr nga krimineli i tyre kryesor, Putin,” shtoi kryebashkiaku. /InLajmi/