Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është rrahur në ambientet e institucionit nga prindi i një studenti, përcjell InLajmi.
E krejt kjo ngjarje ndodhi ngaqë profesoresha e rrëzoi studentin nga provimi.
Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe Fakulteti i Mjekësisë, i cili e dënoi fuqishëm këtë sulm, duke shprehur indinjatën e thellë për sulmet ndaj stafit akademik.
Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë:
Pas marrjes së lajmit për sulmin fizik ndaj Prof. Hatixhe Latifi Pupovci, Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë shpreh indinjatën e thellë për këtë sulm ndaj stafit akademik dhe njëkohësisht e dënon fuqishëm këtë rast.
Profesoreshës Pupovci i dëshirojmë shërim të shpejtë. /InLajmi/