Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, e cila po e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision ka arritur qysh me përformancën e parë në gjysmëfinale të marrë vëmendje, përcjell InLajmi.
E kësaj here është vallëzimi i saj atje, që tërhoqi vëmendje jashtëzakonisht të madhe.
Është media BBC, e cila vendosi të tallet pak me përformancën e Ronelës, duke e bërë atë një ‘meme’.
Ronela në videon e postuar shihet duke lëvizur kokën e flokët me shpejtësi të madhe, e BBC nuk e la pa komentuar, duke thënë “kur taksi vjen në orën 5, dhe ju ende duhet të thani flokët”. /InLajmi/
https://twitter.com/bbcthree/status/1524106307690713088