Këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe e ka përkrahur këngëtaren Ronela Hajati duke iu treguar ndjekësve se si të votojnë për përformancën e saj në “Eurovision”, përcjell InLajmi.
“Shkëlqe sot, Ronela, për veten e për shtetin që përfaqëson, sot Ronela hap festivalin Evropian të Këngës, për të gjithë shqiptaret që jetojnë në vendet e shënuara në foto mund të votohet me numrin, 01 në numrat përkatës” shkroi ajo.
Gaçe ishte pjesë e “Eurovision-it” në vitin 2011, kjo është një arsye më shumë që këngëtarja përkrah, Ronelën e cila po përjeton të njëjtën përgjegjësi./InLajmi/