• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 10 maj ndër vite?!

V E nga V E
10 May 2022
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

10 Maji është dita e 130 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 235 ditë

1267 – Kisha e Vjenës urdhëron të gjithë hebrenjtë të veshin një shenjë dalluese. Historikisht, përdorimi i një shenje për të dalluar persona që nuk i përkisnin besimit fetar të shumicës nuk filloi nga të krishterët. Në vitet 720 Kalifi Omer II porositi që çdo person jo-musliman, duhet të mbajë shenjë dalluese – një ngjyrë të ndryshme për çdo grup pakicë. Më 887, në Sicili, guvernatori saraçen detyroi të krishterët të vënë në dyert e tyre një copë leckë të prerë në formë derri, dhe hebrenjtë një shenjë në formë gomari. Përveç kësaj, hebrenjtë u detyruan të mbanin brez të verdhë dhe kësulë, përfaqësim alegorik i Synagogës së tyre.

Pika e kthesës erdhi me Papa Palin IV më 1555, i cili zbatoi sistemin geto dhe urdhëroi hebrenjtë të mbanin një kapelë kashte, masë që vazhdoi deri në periudhën e Revolucionit Francez, shek. XIX. Në Romë, dhe në Shtetet e Papës në jug të Francës, shenja dalluese mori formën e një kapele të verdhë për burrat, shami koke të verdhë për gratë. Shumë më vonë, gjatë mbretërimit të Maria Terezës (1740-1780) hebrenjve të Pragës iu kërkua të mbanin jaka të verdha mbi mantelet e tyre.

Në komunitete e reja që u themeluan në Evropën Perëndimore (më vonë në Amerikë), hebrenjve nuk u kërkohej shenja dalluese, edhe pse ajo u sugjerua ndonjëherë nga fanatikët.
Në vitin 1938 nazistët detyruan pronarët e dyqaneve hebraike për të shfaqur fjalët “biznes hebre” në dritaret e tyre, por nuk kërkuan shenja dalluese deri pas pushtimit të Polonisë, kur një zyrtar lokal i zellshëm nazist propozoi simbolin dallues në formën e 2 trekëndëshve të verdhë 15 cm madhësi, të ndërthurur për të krijuar yllin 6 cepash të Davidit.

Ky përdorim i përgjithshëm i Mburojës së Davidit si simbol hebraik ishte i panjohur deri atëherë.

Hebrenjtë reaguan me dinjitet, duke e mbajtur shenjën sikur të ishte dekoratë dhe jo shenjë diskriminuese. Jo-hebrenjtë, sidomos në Evropën Lindore, e pranuan këtë masë me entuziazëm duke e pare si mundësi për të mënjanuar rivalitetin e hebrenjve në tregti, ekonomi, dhe jetë shoqërore. Në Perëndim, reagimet ishin të ndryshme. Hollandezët e mbajtën simbolin hebraik në shenjë solidariteti. 300.000 shenja dalluese u prodhuan dhe u shpërndanë në të gjithë Holandën me mbishkrimin: “Hebrenj dhe jo-hebrenj të bashkuar në luftën e tyre”. Në Danimarkë, simboli hebre nuk u përdor si rezultat i qëndresës së guximshme të mbretit Kristian X, i cili kishte paralajmëruar se do ta mbante edhe vetë një shenjë të tillë.
Objektivi kryesor në futjen e shenjave dalluese ishte diskriminimi, si dhe për të kontrolluar ose kufizuar lëvizjen e hebrenjve. Nazistët e arritën këtë objektiv, kryesisht; hebrenjtë u përqendruan në rrethe të mbyllura nga frika e arrestimit ose deportimit në kampet e përqendrimit; një hebre që merrte guximin për të mos e mbajtur shenjën dalluese në rrobat e tij rrezikohej me vdekje; por edhe duke e mbajtur shenjën bëhej lehtë pre. Sipas historianëve, shenjat dalluese ishin mjet efektiv në duart e nazistëve për zbatimin e planit të tyre për shfarosjen e hebrenjve.

1291 – Fisnikët skocezë njohin autoritetin e mbretit Edward të Anglisë

1497 – Eksploruesi Italian Amerigo Vespucci niset për lundrim e tij të parë në Botën e Re. Ai mund të mos ishte i pari që shkeli në Hemisferën perëndimore, por emri i tij mbeti kur kontinenti i ri u quajt ‘Amerigo’.

1503 – Kristofor Kolombi zbulon Ishujt Kajman.

1570 – Car Ivan IV bëhet protestant, ndoshta për arsye se bibla tashmë jo latine mund të lexohej në gjuhën ruse. Ivani i Tmerrshëm, ose Ivan IV, ishte cari i parë i gjithë Rusisë. Gjatë mbretërimit të tij (1533-1584), Ivani zgjeroi jashtëzakonisht territoret ruse me mjete të pamëshirshme, duke krijuar një qeveri të kontrolluar rreptësisht nga qendra. Por gjatë kësaj kohe, mbretëria e tij ra në kaos, ndërsa familje fisnike rivale kontestuan legjitimitetin e sundimit të tij. Për shkak të përgjigjes së ashpër ndaj kësaj sfide, Ivani fitoi epitetin “i tmerrshëm” – më shumë se çdo gjë tjetër ai urrente fisnikët.

1796 – Qeveveria franceze arreston 10 utopistë që përpiqeshin për të krijuar një shoqëri më “racionale” sesa ajo që synonte revolucioni. Utopistët mendonin se lufta e klasave, madje edhe revolucionet politike nuk ishin të nevojshëm nëse plani për ndryshime paraqitej bindshëm mes njerëzve.

1837 – Paniku i vitit 1837: Bankat e qytetit Nju Jork falimentojnë, dhe papunësia arrin nivele të larta rekord.

1872 – Victoria Woodhull bëhet gruaja e parë e emëruar për presidente e SHBA-së nga shoqata për të drejtën e grave për të votuar. Victoria Woodhull lindi më 23 shtator 1838 në Ohio. Në 1870, Woodhull krijoi të përjavshmen Claflin, një botim radikal, ku ajo shprehur idetë e saj mbi një sërë temash shoqërore. Revista botoi edhe përkthimin e parë në gjuhën angleze të Manifestit Komunist të Karl Marksit. Viktoria humbi në zgjedhje dhe më vonë emigroi në Britani, ku u mor me aktivizëm – vdiq në Angli në vitin 1927.

1927 – Hoteli Statler në Boston, Masaçusets, instalon kufje dëgjimi në 1300 dhomat e hotelit. Ishte hera e parë që një hotel ofronte transmetime radiofonike për klientët e vet.

1933 – Kancelari gjerman Adolf Hitler ndërmerr djegien massive të librave në mbarë Gjermaninë – librat e parë ishin të autorëve me prejardhje hebraike.

1945 – Trupat sovjetike hyjnë në Pragë, kryeqyteti i fundit evropian nën pushtimin nazist i çliruar në fund të luftës së dytë botërore.

1994 – Nelson Mandela bën betimin si president i parë zezak i Afrikës së Jugut. “Kam ecur në këtë rrugë të gjatë të lirisë. Kam provuar të ndalem; Kam bërë edhe hapa të gabuar. Por kam zbuluar sekretin se pas ngjitjes së një kodre, ka kodra të tjera. Jam ulur një minutë për parë nga kam ardhur. Por mund ta bëj këtë vetëm për një moment sepse me lirinë vijnë përgjegjësitë, dhe nuk guxoj të pushoj gjatë, pasi udhëtimi nuk ka mbaruar…Nuk jam shenjtor, nëse nuk mendoni se shenjtori është mëkatar i cili vetëm përpiqet.”

1997 – Nga tërmetin në Iranin lindor humbën jetën rreth 1.500 njerëz.

2005 – Një granadë dore hidhet mes turmës së mbledhur për të dëgjuar presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, në Tbilis, Gjeorgji; Vladimir Arutyunian (gjeorgjian) u përpoq të vriste presidentin, por përpjekja dështoi, granada (prodhim i vjetër sovjetik) qëlloi difektoze, Vladimiri u kap dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

2010 – Autoritetet e Serbisë konfirmuan gjetjen e një varreze masive me trupat e 250 shqiptarëve, në Rashkë.

Lindje

  • 1876 – Ivan Cankar, letrar slloven
  • 1962 – David Fincher, regjisor, producent filmi dhe aktor amerikan
  • 1950 – Sabri Hamiti, shkrimtar shqiptar
  • 1955 – Kemajl Shaqiri, ushtarak shqiptar
  • 1960 – Bono, vokalisti i bendit U2
  • 1963 – Suzan-Lori Parks, shkrimtare amerikane
  • 1971 – Luan Krasniqi, boksier shqiptaro-gjerman i kategorisë së rëndë
  • 1977 – Nick Heidfeld, garues automobilash dhe Formula 1 pilot gjerman

Vdekje

  • 1981 – Ali Bakiu, fotograf shqiptar

Festa dhe përvjetore

  • 1877 – Salvadori shpall pavarësinë
  • 1877 – Rumania shpall pavarësinë

 

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Mot me diell dhe vranësira, pasdite me rebeshe shiu, bubullimë dhe vetëtimë

Postimi tjetër

Si të përgadisim sushi?!

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 tetor ndër vite?

27 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 24 shtator ndër vite?

24 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 gusht ndër vite?

27 August 2025
Postimi tjetër
Si të përgadisim sushi?!

Si të përgadisim sushi?!

Lajmet e fundit

Nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin përsëri…

Nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin përsëri…

25 December 2025
Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

25 December 2025
Kush është “njeriu në hije” i Trumpit – emri i tij shkakton frikë mes republikanëve dhe publiku nuk e njeh

Kush është “njeriu në hije” i Trumpit – emri i tij shkakton frikë mes republikanëve dhe publiku nuk e njeh

25 December 2025
Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

25 December 2025
Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

25 December 2025
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu