Rusia është akuzuar se ka tentuar të strehojë ushtarakët e saj në shtëpi të braktisura në qytetin Kherson, transmeton InLajmi.
Një përditësim i inteligjencës ukrainase, thonë se trupat ruse u kanë kërkuar shoqatave të strehimit lista të pronave ukrainase boshe.
Kherson, është i vetmi qyteti i madh ukrainas, që Rusia ka fituar që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt, shkruan BBC.
Rusia është përpjekur të sjellë rublën ruse në qarkullim në Kherson, dhe raportohet se po planifikon një “referendum” që supozohet se mund të bëjë që qyteti të shkëputet nga kontrolli ukrainas./InLajmi/