Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar se klubi i tij e ka të vështirë të konkurrojë me Manchester Cityn për nënshkrimin e Erling Haalandit për shkak të situatës financiare.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit pritet të largohet nga Bundesliga këtë verë dhe është raportuar se gjatë kësaj jave do ta kompletojë transferimin te Citizens.
Blaugranët kanë qenë një nga destinacionet e përmendura për norvegjezin, mirëpo Xavi ka pranuar se situata ekonomike i ka nxjerrë nga gara katalunasit.
“Është shumë vështirë për shkak të situatës ekonomike. Nuk mund t’ju gënjej, ky është realiteti”.
“Nuk dua të mos shfaq mosrespekt për projektet sportive të klubeve tjera. Ne nuk jemi klubi i vetëm me një projekt të mirë, City ka fituar shumë tituj dhe konkurron në nivelet më të larta”, transmeton InLajmi.
“Por, nëse ndodh ajo që ju thoni (Haaland nuk nënshkruan për Barcën, por për Cityn), atëherë kjo ndodh për shkak të çështjeve financiare”, është shprehur Xavi në një konferencë për shtyp.