Monica Bellucci ka publikuar një sërë fotografish nga ceremonia ‘Maria Callas Monaco Gala & Awards 2022’, ndërsa është kritikuar për ekzagjerim me Photoshop.
Aktorja italiane, e cila njihet për bukurinë e saj natyrale, ka pozuar me një fustan të gjatë me të hapur në pjesën e këmbës
Këtij kombinimi ia shtoi edhe një gjerdan elegant dhe një palë vathë. Megjithatë, është venë re se fotografitë ishin të përpunuara
“Pse kaq shumë Photoshop për të?”, ka shkruar një ndjekës i zhgënjyer, ndërsa komenti i tij mori qindra pëlqime.
“Fotografitë tua nuk kanë nevojë për filtra. Je e bukur pa to”, ka shkruar një tjetër.
“Ti je aq e bukur, nuk ke nevojë ta rregullosh fytyrën me aplikacione”, e ka porositur fansi i radhës.
Ndryshe, në të kaluarën 57-vjeçarja është vlerësuar për bukurinë e saj natyrale dhe plakjen dinjitoze, pasi me sa dihet ajo nuk ka bërë asnjë korrigjim estetik. Ndërsa vet aktorja ka theksuar se ndihet krenare për rrudhat e saj, shkruan Telegrafi.
“Ato janë vetëm prova se keni arritur të kapërceni pengesat në jetë. Rrudhat janë shenjat tona”, kishte deklaruar Monica në një intervistë të mëparshme.