Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është dashur të strehohet gjatë një vizite në Odesa për shkak të një sulmi rus raketor, transmeton InLajmi.
Gjatë një takimi me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, pjesëmarrësit duhej të ndërprisnin takimin për t’u strehuar pasi raketat goditën përsëri rajonin.
Michel po vizitonte qytetin në jug-perëndim për të dëshmuar ndikimin e luftës së Rusisë në zinxhirët e furnizimit global.
Charles Michel u informua nga kreu i marinës së Ukrainës, në veçanti për dëmet e shkaktuara nga raketat ruse të lëshuara nga deti dhe ishte në gjendje të dëshmonte shkatërrimin e një ndërtese banimi dhe ndikimin e saj tek civilët, shkruan BBC.
Diskutimeve me kryeministrin Shmyhal, iu bashkua presidenti Volodymyr Zelensky, përmes video-lidhjes nga Kievi, ata diskutuan që BE-ja të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në përmbushjen e sfidave humanitare, ekonomike dhe ushtarake./InLajmi/