Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka njoftuar për InLajmin se sot rreth orës 13:04 në Lupç të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, përcjell InLajmi.
Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus, lidhur me rastin janë njoftuar ekipet mjekësore, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.
Njësiti policor i trafikut është duke u marrë me rastin, përderisa njësitet tjera janë duke ridrejtuar trafikun./InLajmi/