Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Zeneli e ka konfirmuar për InLajmin që një objekt është shembur dhe janë lënduar 2 persona, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:25 ka ndodh, lëndime kanë pësua 2 persona të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik, të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët po trajtohen.
Sipas policisë rasti është cilësuar si “asgjësimi, dëmtimi ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal inspektorët e punës dhe rasti po hetohet./InLajmi/