E para e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington DC për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut, përcjell InLajmi.
Në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Osmani dhe përfaqësues të shteteve të tjera pjesëmarrës të Konferencës do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë.
Përgjatë konferencës, Presidentja do të flasë në panelin për sigurinë energjetike si dhe në disa evente të tjera, kjo konferencë do t’i bashkojë dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të 2 anët e Atlantikut./InLajmi/