Komuna e Prishtinës ka njoftuar në vazhden e testimeve të saj rrugore se se sot, më datën 9 maj, prej orës 09:00 deri në orën 17:00, 2 rrugë do të jenë të mbyllura, përcjell InLajmi.
Rruga “George Bush”, duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës, do të jenë të mbyllura për shkak të aktiviteteve të mbajtura me rastin e Ditës së Evropë
“Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes, do të jetë aktiviteti i cili ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës, e cila ka ftuar njëherësh qytetarët t‘i bashkohen kësaj iniciative dhe të dalin me biçikleta, trotinetet apo edhe në këmbë. /InLajmi/