“Dita e Fitores” po zhvillohet në Rusi, festa më e madhe publike e vendit, e cila feston fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, transmeton InLajmi.
Parada e Ditës së Fitores ka filluar në Sheshin e Kuq.
Nën muzikën emocionuese të një bande marshimi, ushtarët me uniformë të plotë po mbajnë flamuj rusë dhe sovjetikë përpara Presidentit Vladimir Putin dhe personaliteteve të tjera.
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të flasë së shpejti dhe ka spekulime se ai mund të përdorë rastin për të bërë një njoftim të madh në lidhje me pushtimin, shkruan BBC.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shfrytëzuar Ditën e Fitores për t’i bërë thirrje liderit rus që menjëherë t’i japë fund luftës në Ukrainë. /InLajmi/