Bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës nuk kanë të ndalur dhe po zhvillohen nga distanca, sipas kryenegociatorit rus, Vladimir Medinsky, transmeton InLajmi.
“Negociatat në distancë nuk janë ndalur”, tha Medinsky.
I pyetur nëse zyrtarët nga Moska dhe Kievi do të zhvillojnë gjithashtu bisedime ballë për ballë, Medinsky tha: “Për ta bërë këtë, duhet të keni më shumë specifika në dorë në mënyrë që të takoheni në një format ballë për ballë.”
Zyrtarët ukrainas dhe rusë nuk kanë zhvilluar personalisht bisedime paqeje që nga 29 marsi. Që atëherë, të 2-ja palët kanë zhvilluar bisedime me vide-lidhje, shkruan CNN.
Moska ka akuzuar Kievin për ngecje të bisedimeve dhe përdorimin e raporteve për mizoritë e kryera nga trupat ruse në Ukrainë për të minuar negociatat. /InLajmi/