Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë 3-vjeçar ka rënë në Lumbardhin e Pejës, ku më pas është shpëtuar nga 3 persona, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku tha se fëmiju ka shpëtuar por me disa dëmtime trupore.
“Rreth orës 19:45 policia ka pranuar informatën se në lumin e qytetit, në vendin e njohur si “Parku i Vogël”, një fëmijë ka rënë në lumë dhe në vendin e ngjarjen kanë dal menjëherë njësitet kompetente. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe ambulanca dhe zjarrfikësit”, u shpreh ai. /InLajmi/